Sahihu i Buhariut — Hadithi 4960

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Hasan ibn Hasani na ka thënë: Na ka treguar Hemami nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë Ubejit: “Allahu më urdhëroi të lexoj para teje një pjesë nga Kurani .” Ubeji pyeti: “Allahu më përmendi me emër, vallë?!” Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu të përmendi me emër.” Atëherë Ubeji filloi të qajë. Më pas, Katadja tregon: “Jam njoftuar se ia ka lexuar suren: “Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre), derisa t'u vinte dëshmia e qartë.” (Bejineh, 1)

Arabisht

حَدَّثَنَا حَسَّانُ بْنُ حَسَّانَ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ لأُبَىٍّ: "إِنَّ اللَّهَ أَمَرَنِي أَنْ أَقْرَأَ عَلَيْكَ الْقُرْآنَ". قَالَ أُبَىٌّ: آللَّهُ سَمَّانِي لَكَ؟ قَالَ: "اللَّهُ سَمَّاكَ لِي". فَجَعَلَ أُبَىٌّ يَبْكِي. قَالَ قَتَادَةُ: فَأُنْبِئْتُ أَنَّهُ قَرَأَ عَلَيْهِ: ﴿لَمْ يَكُنِ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ﴾ [البينة: ١]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4960