Sahihu i Buhariut — Hadithi 4960

374. Nënkapitull

4960. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Hasan ibn Hasani na ka thënë: Na ka treguar Hemami nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë Ubejit: “Allahu më urdhëroi të lexoj para teje një pjesë nga Kurani.” Ubeji pyeti: “Allahu më përmendi me emër, vallë?!” Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu të përmendi me emër.” Atëherë Ubeji filloi të qajë.
Më pas, Katadja tregon: “Jam njoftuar se ia ka lexuar suren: “Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre), derisa t'u vinte dëshmia e qartë.” (Bejineh, 1)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4960

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?