Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Omer ibn Hatabi më afronte me të moshuarit që kishin marrë pjesë në Bedër. Por, dikujt prej tyre nuk i erdhi mirë dhe tha: “Pse po e fut këtë djalosh me ne, përderisa edhe ne kemi djem sikurse ai?!” Por, Omeri ia ktheu: “Ju e dini pse po e veçoj.” Një ditë, i thirri ata dhe më mori edhe mua. Mendoj se, atë ditë, më thirri vetëm për t'ua bërë me dije atyre mençurinë time. I pyeti: “Çfarë thoni për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi (i Mekës).”? (Nasr, 1) Dikush tha: “Na urdhëroi që, kur të ndihmohemi dhe të çlirojmë ndonjë vend, ta lavdërojmë Allahun dhe t'i kërkojmë falje.” Disa të tjerë heshtën dhe nuk thanë asgjë. Pastaj, m'u drejtua mua: “O Ibn Abas, a edhe ti thua kështu?” - Jo, - i thashë. - Çfarë thua ti? - më pyeti Omeri. - Fjala është për vdekjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ, për të cilën Allahu e lajmëroi me fjalët: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi”, domethënë, kjo është shenja e afrimit të vdekjes. “Atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve”, - iu përgjigja. - Edhe unë e di kështu siç the ti, - tha Omeri.”
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ عَنْ أَبِي بِشْرٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ: كَانَ عُمَرُ يُدْخِلُنِي مَعَ أَشْيَاخِ بَدْرٍ، فَكَأَنَّ بَعْضَهُمْ وَجَدَ فِي نَفْسِهِ فَقَالَ: لِمَ تُدْخِلُ هَذَا مَعَنَا وَلَنَا أَبْنَاءٌ مِثْلُهُ؟ فَقَالَ عُمَرُ: إِنَّهُ مِنْ حَيْثُ عَلِمْتُمْ. فَدَعَا ذَاتَ يَوْمٍ فَأَدْخَلَهُ مَعَهُمْ. فَمَا رُئِيتُ أَنَّهُ دَعَانِي يَوْمَئِذٍ إِلاَّ لِيُرِيَهُمْ. قَالَ: مَا تَقُولُونَ فِي قَوْلِ اللَّهِ تَعَالَى: ﴿إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ﴾؟ [النصر: ١] فَقَالَ بَعْضُهُمْ: أُمِرْنَا نَحْمَدُ اللَّهَ وَنَسْتَغْفِرُهُ، إِذَا نُصِرْنَا وَفُتِحَ عَلَيْنَا. وَسَكَتَ بَعْضُهُمْ فَلَمْ يَقُلْ شَيْئًا. فَقَالَ لِي: أَكَذَاكَ تَقُولُ يَا ابْنَ عَبَّاسٍ؟ فَقُلْتُ: لاَ. قَالَ: فَمَا تَقُولُ؟ قُلْتُ: هُوَ أَجَلُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ أَعْلَمَهُ لَهُ قَالَ: ﴿إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ﴾، وَذَلِكَ عَلاَمَةُ أَجَلِكَ، ﴿فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا﴾ . فَقَالَ عُمَرُ: مَا أَعْلَمُ مِنْهَا إِلاَّ مَا تَقُولُ.