Sahihu i Buhariut — Hadithi 4972

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Ameshi nga Amër ibn Murra, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, njëherë Pejgamberi ﷺ doli në Bat'ha, u ngjit në një kodër dhe thirri: “O njrëz!” Pasi u tubuan rreth tij, Pejgamberi ﷺ u tha: “Çfarë mendoni, sikur t'ju thosha se armiku do t'ju sulmojë në mëngjes ose në mbrëmje, a do të më besonit?” - Po, - i thanë njerëzit. - “Atëherë, unë po ju paralajmëroj për një dënim të rëndë!” - u tha Pejgamberi ﷺ. Atëherë Ebu Lehebi iu drejtua: “A për këtë na tubove?! Qofsh i shkatërruar!” Atëherë zbritën ajetet: “Qofshin të shkatërruara duart e Ebu Lehebit, e ai veçse është shkatërruar! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi! Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin flakërues, ashtu dhe gruaja e tij dru-bartëse në qafën e saj ka një litar të bërë prej fijeve (të palmës). ” (Mesed, 1-5)

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَلاَمٍ: أَخْبَرَنَا أَبُو مُعَاوِيَةَ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ عَنْ عَمْرِو بْنِ مُرَّةَ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ خَرَجَ إِلَى الْبَطْحَاءِ فَصَعِدَ إِلَى الْجَبَلِ فَنَادَى: "يَا صَبَاحَاهْ". فَاجْتَمَعَتْ إِلَيْهِ قُرَيْشٌ فَقَالَ: "أَرَأَيْتُمْ إِنْ حَدَّثْتُكُمْ أَنَّ الْعَدُوَّ مُصَبِّحُكُمْ أَوْ مُمَسِّيكُمْ، أَكُنْتُمْ تُصَدِّقُونِي؟" قَالُوا نَعَمْ. قَالَ: "فَإِنِّي نَذِيرٌ لَكُمْ بَيْنَ يَدَىْ عَذَابٍ شَدِيدٍ". فَقَالَ أَبُو لَهَبٍ: أَلِهَذَا جَمَعْتَنَا؟ تَبًّا لَكَ! فَأَنْزَلَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ: ﴿تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ * مَا أَغْنَىٰ عَنْهُ مَالُهُ وَمَا كَسَبَ * سَيَصْلَىٰ نَارًا ذَاتَ لَهَبٍ * وَامْرَأَتُهُ حَمَّالَةَ الْحَطَبِ * فِي جِيدِهَا حَبْلٌ مِّن مَّسَدٍ ﴾ [المسد: ١-٥]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4972