Sahihu i Buhariut — Hadithi 4972
384. Nënkapitulli: Ajeti: “... e ai veçse është shkatërruar! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!”
4972. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Ameshi nga Amër ibn Murra, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, njëherë Pejgamberi ﷺ doli në Bat'ha, u ngjit në një kodër dhe thirri: “O njrëz!” Pasi u tubuan rreth tij, Pejgamberi ﷺ u tha: “Çfarë mendoni, sikur t'ju thosha se armiku do t'ju sulmojë në mëngjes ose në mbrëmje, a do të më besonit?”
- Po, - i thanë njerëzit.
- “Atëherë, unë po ju paralajmëroj për një dënim të rëndë!” - u tha Pejgamberi ﷺ.
Atëherë Ebu Lehebi iu drejtua: “A për këtë na tubove?! Qofsh i shkatërruar!” Atëherë zbritën ajetet: “Qofshin të shkatërruara duart e Ebu Lehebit, e ai veçse është shkatërruar! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi! Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin flakërues, ashtu dhe gruaja e tij dru-bartëse në qafën e saj ka një litar të bërë prej fijeve (të palmës).” (Mesed, 1-5)