Sahihu i Buhariut — Hadithi 501

Namazi · Transmetuesi: Ebu Xhuhajfe Suvaiu

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi se Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pas mesditës, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi te ne dhe e fali drekën e ikindinë nga dy rekate, në Bat'ha (rrafshinë në periferi të Mekës), ku para vetes kishte vendosur një shkop (me majë të mprehtë sikurse shtiza). Kur mori abdes, njerëzit morën nga uji i abdesit të tij për t'u fërkuar me të.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنِ الْحَكَمِ، عَنْ أَبِي جُحَيْفَةَ قَالَ: خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِالْهَاجِرَةِ فَصَلَّى بِالْبَطْحَاءِ الظُّهْرَ وَالْعَصْرَ رَكْعَتَيْنِ، وَنَصَبَ بَيْنَ يَدَيْهِ عَنَزَةً، وَتَوَضَّأَ، فَجَعَلَ النَّاسُ يَتَمَسَّحُونَ بِوَضُوئِهِ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/501