Sahihu i Buhariut — Hadithi 501

94. Nënkapitulli: Përdorimi i sutrës brenda dhe jashtë Mekës

501. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi se Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pas mesditës, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi te ne dhe e fali drekën e ikindinë nga dy rekate, në Bat'ha (rrafshinë në periferi të Mekës), ku para vetes kishte vendosur një shkop (me majë të mprehtë sikurse shtiza). Kur mori abdes, njerëzit morën nga uji i abdesit të tij për t'u fërkuar me të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 501

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?