Musededi na ka treguar se Jahjai transmeton nga Sufjani, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kohëqëndrimi juaj në këtë botë, në raport me umetet e tjera para jush, është sikurse koha mes ikindisë dhe perëndimit të diellit. Ndërkaq, ju dhe hebrenjtë e të krishterët shëmbëlleni me rastin e një burri që ka punësuar punëtorë krahu dhe u thotë: “Kush do të punojë për mua deri në mesditë për një kirat 1 ?” Kështu, hebrenjtë punuan. Pastaj u thotë: “Kush do të punojë për mua nga mesdita deri në ikindi?” Kështu, të krishterët punuan. Pastaj punoni ju prej ikindisë deri në aksham, për dy kiratë. Ithtarët e Librit thonë: “Ne jemi ata që punojnë më së shumti e paguhemi më pak!” Allahu Fuqiplotë u thotë: “ A mos ju kam bërë padrejtësi në hisen tuaj?” Ata thonë: “Jo.” Ai u thotë: “Kjo është mirësia Ime, që ia jap kujt të dua.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ سُفْيَانَ: حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ دِينَارٍ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "إِنَّمَا أَجَلُكُمْ فِي أَجَلِ مَنْ خَلاَ مِنَ الأُمَمِ كَمَا بَيْنَ صَلاَةِ الْعَصْرِ وَمَغْرِبِ الشَّمْسِ. وَمَثَلُكُمْ وَمَثَلُ الْيَهُودِ وَالنَّصَارَى كَمَثَلِ رَجُلٍ اسْتَعْمَلَ عُمَّالاً، فَقَالَ: مَنْ يَعْمَلُ لِي إِلَى نِصْفِ النَّهَارِ عَلَى قِيرَاطٍ قِيرَاطٍ؟ فَعَمِلَتِ الْيَهُودُ فَقَالَ: مَنْ يَعْمَلُ لِي مِنْ نِصْفِ النَّهَارِ إِلَى الْعَصْرِ؟ فَعَمِلَتِ النَّصَارَى، ثُمَّ أَنْتُمْ تَعْمَلُونَ مِنَ الْعَصْرِ إِلَى الْمَغْرِبِ بِقِيرَاطَيْنِ قِيرَاطَيْنِ، قَالُوا: نَحْنُ أَكْثَرُ عَمَلاً وَأَقَلُّ عَطَاءً قَالَ: هَلْ ظَلَمْتُكُمْ مِنْ حَقِّكُمْ؟ قَالُوا: لاَ، قَالَ: فَذَاكَ فَضْلِي أُوتِيهِ مَنْ شِئْتُ".