Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Alkame ibn Merthedi, e ky e ka dëgjuar Sad ibn Ubejden nga Ebu Abdurrahman Sulemiu se Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin e pastaj ua mëson të tjerëve.” Ebu Abdurrahman Sulemiu, pasi që ua kishte mësuar njerëzve Kuranin, prej kohës kur ishte në pushtet Othmani e deri në kohën e Haxhaxhit, thotë: “Ky hadith ka bërë të ulem në karrigen që jam sot.”
حَدَّثَنَا حَجَّاجُ بْنُ مِنْهَالٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَلْقَمَةُ بْنُ مَرْثَدٍ: سَمِعْتُ سَعْدَ بْنَ عُبَيْدَةَ، عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ السُّلَمِيِّ، عَنْ عُثْمَانَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "خَيْرُكُمْ مَنْ تَعَلَّمَ الْقُرْآنَ وَعَلَّمَهُ". قَالَ: وَأَقْرَأَ أَبُو عَبْدِ الرَّحْمَنِ فِي إِمْرَةِ عُثْمَانَ حَتَّى كَانَ الْحَجَّاجُ قَالَ: وَذَاكَ الَّذِي أَقْعَدَنِي مَقْعَدِي هَذَا.