Sahihu i Buhariut — Hadithi 5027

21. Nënkapitulli: Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin e pastaj ua mëson të tjerëve

5027. Nga: Othman ibn Afani

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Alkame ibn Merthedi, e ky e ka dëgjuar Sad ibn Ubejden nga Ebu Abdurrahman Sulemiu se Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin e pastaj ua mëson të tjerëve.”
Ebu Abdurrahman Sulemiu, pasi që ua kishte mësuar njerëzve Kuranin, prej kohës kur ishte në pushtet Othmani e deri në kohën e Haxhaxhit, thotë: “Ky hadith ka bërë të ulem në karrigen që jam sot.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5027

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?