Sahihu i Buhariut — Hadithi 5029

Vlera e Kuranit · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Amër ibn Avniu na ka thënë: Na ka treguar Hamadi nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha se martesën e saj ia kishte lënë në dorë Allahut dhe të Dërguarit të tij ﷺ. Pejgamberi ﷺ i tha: - “Unë nuk kam nevojë për gra.” - Martoje me mua! - tha një burrë. - “Atëherë, dhuroja një rrobë!” - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam, - tha ai. - “E po, të paktën dhuroja një unazë hekuri!” - tha Pejgamberi ﷺ. Pasi ai këmbënguli, Pejgamberi ﷺ i tha: - “Sa di përmendsh nga Kurani?” Ai i tregoi se di kaq e aq, prandaj Pejgamberi ﷺ i tha: “Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh prej Kuranit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَوْنٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ قَالَ: أَتَتِ النَّبِيَّ ﷺ امْرَأَةٌ فَقَالَتْ إِنَّهَا قَدْ وَهَبَتْ نَفْسَهَا لِلَّهِ وَلِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "مَا لِي فِي النِّسَاءِ مِنْ حَاجَةٍ". فَقَالَ رَجُلٌ: زَوِّجْنِيهَا. قَالَ: "أَعْطِهَا ثَوْبًا". قَالَ: لاَ أَجِدُ. قَالَ: "أَعْطِهَا وَلَوْ خَاتَمًا مِنْ حَدِيدٍ". فَاعْتَلَّ لَهُ. فَقَالَ: "مَا مَعَكَ مِنَ الْقُرْآنِ؟" قَالَ: كَذَا وَكَذَا. قَالَ: "فَقَدْ زَوَّجْتُكَهَا بِمَا مَعَكَ مِنَ الْقُرْآنِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5029