Sahihu i Buhariut — Hadithi 507

Namazi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Ebu Bekër Mukademiu na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ (gjatë kohës sa ishte në rrugëtim) e ndalte devenë e tij dhe falej në drejtim të saj. Nafiu e pyeti Ibn Omerin: “E çfarë nëse devetë trazohen?” Ai tha: “Pejgamberi ﷺ e merrte shalën dhe falej në drejtim të kaptellit të saj. Kështu vepronte edhe Ibn Omeri.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ أَبِي بَكْرٍ الْمُقَدَّمِيُّ: حَدَّثَنَا مُعْتَمِرٌ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهُ كَانَ يُعَرِّضُ رَاحِلَتَهُ فَيُصَلِّي إِلَيْهَا. قُلْتُ: أَفَرَأَيْتَ إِذَا هَبَّتِ الرِّكَابُ؟ قَالَ: كَانَ يَأْخُذُ هَذَا الرَّحْلَ فَيُعَدِّلُهُ فَيُصَلِّي إِلَى آخِرَتِهِ - أَوْ قَالَ مُؤَخَّرِهِ - وَكَانَ ابْنُ عُمَرَ - رضى الله عنه - يَفْعَلُهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/507