Sahihu i Buhariut — Hadithi 507
98. Nënkapitulli: Namazi në drejtim të devesë së ngarkuar dhe asaj të pangarkuar, në drejtim të pemës dhe shalës
507. Nga: Abdullah ibn Omeri
Muhamed ibn Ebu Bekër Mukademiu na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ (gjatë kohës sa ishte në rrugëtim) e ndalte devenë e tij dhe falej në drejtim të saj.
Nafiu e pyeti Ibn Omerin: “E çfarë nëse devetë trazohen?”
Ai tha: “Pejgamberi ﷺ e merrte shalën dhe falej në drejtim të kaptellit të saj. Kështu vepronte edhe Ibn Omeri.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 507
Fjalë të panjohura?