Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Abdurrahman ibn Aufi erdhi në Medinë, Pejgamberi ﷺ e vëllazëroi me Sad ibn Rebi Ensariun. Ensariu i kishte dy gra, andaj ia ofroi gjysmën e pasurisë dhe njërën prej grave të tij. - Allahu të begatoftë në familjen dhe në pasurinë tënde, por vetëm më drejto te tregu! - i tha Abdurrahmani. (Kur u kthye prej tregut) Abdurrahmani tanimë kishte fituar pak djathë dhe gjalpë. Pas disa ditësh, Pejgamberi ﷺ e pa Abdurrahmanin tek i vëreheshin gjurmë të verdha parfumi, andaj e pyeti: - “Ç'është kjo, o Abdurrahman?” - Jam martuar me një ensare. - “Çfarë i dhe për mehër?” - Ar sa bërthama e hurmës. - “Bëj një gosti, të paktën me një dele”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ كَثِيرٍ، عَنْ سُفْيَانَ، عَنْ حُمَيْدٍ الطَّوِيلِ قَالَ: سَمِعْتُ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ قَالَ: قَدِمَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ عَوْفٍ فَآخَى النَّبِيُّ ﷺ بَيْنَهُ وَبَيْنَ سَعْدِ بْنِ الرَّبِيعِ الأَنْصَارِيِّ وَعِنْدَ الأَنْصَارِيِّ امْرَأَتَانِ، فَعَرَضَ عَلَيْهِ أَنْ يُنَاصِفَهُ أَهْلَهُ وَمَالَهُ. فَقَالَ: بَارَكَ اللَّهُ لَكَ فِي أَهْلِكَ وَمَالِكَ دُلُّونِي عَلَى السُّوقِ. فَأَتَى السُّوقَ فَرَبِحَ شَيْئًا مِنْ أَقِطٍ وَشَيْئًا مِنْ سَمْنٍ فَرَآهُ النَّبِيُّ ﷺ بَعْدَ أَيَّامٍ وَعَلَيْهِ وَضَرٌ مِنْ صُفْرَةٍ فَقَالَ: "مَهْيَمْ يَا عَبْدَ الرَّحْمَنِ؟" فَقَالَ: تَزَوَّجْتُ أَنْصَارِيَّةً. قَالَ: "فَمَا سُقْتَ؟" قَالَ: وَزْنَ نَوَاةٍ مِنْ ذَهَبٍ. قَالَ: "أَوْلِمْ وَلَوْ بِشَاةٍ".