Sahihu i Buhariut — Hadithi 5091

Martesa · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Ibrahim ibn Hamzai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Hazimi nga babai i tij se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri (i pasur) kaloi pranë të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe Pejgamberi ﷺ pyeti: - “Çfarë thoni për këtë?” - Nëse kërkon të martohet, është meritor për martesë, e, nëse ndërmjetëson, i pranohet, nëse flet, i dëgjohet fjala, - thanë të pranishmit. Ai heshti dhe, kur kaloi një musliman i varfër, i pyeti: - “Po për këtë, çfarë thoni?” - Nëse kërkon të martohet, nuk i jepet, nëse ndërmjetëson, nuk i pranohet dhe, nëse flet, nuk i dëgjohet fjala, - thanë ata. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ç'është e vërteta, ky është më i mirë sesa toka plot me njerëz sikurse ai i pari.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ حَمْزَةَ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ سَهْلٍ قَالَ: مَرَّ رَجُلٌ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "مَا تَقُولُونَ فِي هَذَا؟" قَالُوا: حَرِيٌّ إِنْ خَطَبَ أَنْ يُنْكَحَ، وَإِنْ شَفَعَ أَنْ يُشَفَّعَ، وَإِنْ قَالَ أَنْ يُسْتَمَعَ. قَالَ: ثُمَّ سَكَتَ فَمَرَّ رَجُلٌ مِنَ فُقَرَاءِ الْمُسْلِمِينَ فَقَالَ: "مَا تَقُولُونَ فِي هَذَا؟" قَالُوا: حَرِيٌّ إِنْ خَطَبَ أَنْ لاَ يُنْكَحَ وَإِنْ شَفَعَ أَنْ لاَ يُشَفَّعَ، وَإِنْ قَالَ أَنْ لاَ يُسْتَمَعَ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "هَذَا خَيْرٌ مِنْ مِلْءِ الأَرْضِ مِثْلَ هَذَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5091