Sahihu i Buhariut — Hadithi 5132

Martesa · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Ahmed ibn Mikdami na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrinim me Pejgamberin ﷺ, një grua erdhi dhe ia propozoi vetveten. Pejgamberi ﷺ e shikoi poshtë e lart, por nuk i pëlqeu. Njëri nga shokët e tij tha: - O i Dërguari i Allahut! Martoje me mua! - “A ke diçka për t'i ofruar (për mehër) ?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam asgjë! - “As dhe një unazë hekuri!?” - As unazë hekuri, por po e ndaj këtë xhyben time në dysh dhe po ia jap gjysmën, - tha ai. - “Jo”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ: - “A di diçka përmendsh nga Kurani?” - Po. - “Shko! Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh nga Kurani”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ الْمِقْدَامِ: حَدَّثَنَا فُضَيْلُ بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنَا أَبُو حَازِمٍ: حَدَّثَنَا سَهْلُ بْنُ سَعْدٍ، كُنَّا عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ جُلُوسًا فَجَاءَتْهُ امْرَأَةٌ تَعْرِضُ نَفْسَهَا عَلَيْهِ فَخَفَّضَ فِيهَا النَّظَرَ وَرَفَعَهُ فَلَمْ يُرِدْهَا، فَقَالَ رَجُلٌ مِنْ أَصْحَابِهِ: زَوِّجْنِيهَا يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "أَعِنْدَكَ مِنْ شَىْءٍ؟" قَالَ: مَا عِنْدِي مِنْ شَىْءٍ. قَالَ: "وَلاَ خَاتَمًا مِنْ حَدِيدٍ؟" قَالَ: وَلاَ خَاتَمًا [مِنَ حَدِيدٍ] وَلَكِنْ أَشُقُّ بُرْدَتِي هَذِهِ فَأُعْطِيهَا النِّصْفَ، وَآخُذُ النِّصْفَ. قَالَ: "لاَ، هَلْ مَعَكَ مِنَ الْقُرْآنِ شَىْءٌ؟" قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: "اذْهَبْ فَقَدْ زَوَّجْتُكَهَا بِمَا مَعَكَ مِنَ الْقُرْآنِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5132