Sahihu i Buhariut — Hadithi 5141

Martesa · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Ebu Hazimi se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua vajti te Pejgamberi ﷺ dhe ia ofroi veten e saj. Pejgamberi ﷺ i tha: - “Tani nuk kam nevojë për gra.” - O i Dërguari i Allahut! Martoje me mua! - tha një burrë. - “Çfarë ke për t'i ofruar (për mehër) ?” - e pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Asgjë nuk kam, - iu përgjigj. - “Dhuroji, qoftë dhe një unazë hekuri!” - As atë nuk e posedoj, - tha ai. - “Çfarë di nga Kurani?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Këtë e atë, - tha ai. - “Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh nga Kurani”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلٍ: أَنَّ امْرَأَةً، أَتَتِ النَّبِيَّ ﷺ فَعَرَضَتْ عَلَيْهِ نَفْسَهَا فَقَالَ: "مَا لِي الْيَوْمَ فِي النِّسَاءِ مِنْ حَاجَةٍ". فَقَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، زَوِّجْنِيهَا. قَالَ: "مَا عِنْدَكَ؟" قَالَ: مَا عِنْدِي شَىْءٌ. قَالَ: "أَعْطِهَا وَلَوْ خَاتَمًا مِنْ حَدِيدٍ". قَالَ: مَا عِنْدِي شَىْءٌ. قَالَ: "فَمَا عِنْدَكَ مِنَ الْقُرْآنِ؟" قَالَ: عِنْدِي كَذَا وَكَذَا. قَالَ: "فَقَدْ مَلَّكْتُكَهَا بِمَا مَعَكَ مِنَ الْقُرْآنِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5141