Sahihu i Buhariut — Hadithi 5155

Martesa · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ vërejti gjurmë të verdhë parfumi tek Abdurrahman ibn Aufi dhe e pyeti: - “Ç'është kjo?” - Jam martuar dhe nuses i kam dhënë (për mehër) ar sa sasia e bërthamës së hurmës, - iu përgjigj Abdurrahmani. - “Allahu të begatoftë! Bëj një gosti, të paktën me një dele!” - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ - هُوَ ابْنُ زَيْدٍ - عَنْ ثَابِتٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ رَأَى عَلَى عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَوْفٍ أَثَرَ صُفْرَةٍ. قَالَ: "مَا هَذَا؟" قَالَ: إِنِّي تَزَوَّجْتُ امْرَأَةً عَلَى وَزْنِ نَوَاةٍ مِنْ ذَهَبٍ. قَالَ: "بَارَكَ اللَّهُ لَكَ، أَوْلِمْ وَلَوْ بِشَاةٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5155