Sahihu i Buhariut — Hadithi 5155

57. Nënkapitulli: Si duhet lutur për të martuarin?

5155. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ vërejti gjurmë të verdhë parfumi tek Abdurrahman ibn Aufi dhe e pyeti:
- “Ç'është kjo?”
- Jam martuar dhe nuses i kam dhënë (për mehër) ar sa sasia e bërthamës së hurmës, - iu përgjigj Abdurrahmani.
- “Allahu të begatoftë! Bëj një gosti, të paktën me një dele!” - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5155

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?