Hasen ibn Rabiu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi nga Eshathi, e ky nga Muaviu ibn Suvejdi se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra e na ka ndaluar shtatë sosh. Na ka urdhëruar: 1. Të vizitojmë të sëmurin, 2. Të përcjellim xhenazen, 3. Të lutemi për atë që teshtin, 4. Ta përmbushim atë për të cilën dikush na është betuar , 5. T'i ndihmojmë atij që i bëhet padrejtësi, 6. Ta përhapim selamin dhe 7. T'i përgjigjemi ftesës. Ndërkaq, na ka ndaluar: unazat e arit, enët e argjendit, shalat (shtrojat) e mëndafshta, veshjet e mëndafshta (kasije), mëndafshin e vrazhdë (istebrak) dhe armaçin .” Transmetimin e Ebu Ahvasit e fuqizojnë Ebu Avane dhe Shejbaniu nga Esh'athi, përkitazi me përhapjen e selamit.
حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ الرَّبِيعِ: حَدَّثَنَا أَبُو الأَحْوَصِ، عَنِ الأَشْعَثِ، عَنْ مُعَاوِيَةَ بْنِ سُوَيْدٍ: قَالَ الْبَرَاءُ بْنُ عَازِبٍ - رضى الله عنهما -: أَمَرَنَا النَّبِيُّ ﷺ بِسَبْعٍ، وَنَهَانَا عَنْ سَبْعٍ: أَمَرَنَا؛ ١. بِعِيَادَةِ الْمَرِيضِ، ٢. وَاتِّبَاعِ الْجِنَازَةِ، ٣. وَتَشْمِيتِ الْعَاطِسِ، ٤. وَإِبْرَارِ الْقَسَمِ، ٥. وَنَصْرِ الْمَظْلُومِ، ٦. وَإِفْشَاءِ السَّلاَمِ، ٧. وَإِجَابَةِ الدَّاعِي، وَنَهَانَا: عَنْ خَوَاتِيمِ الذَّهَبِ، وَعَنْ آنِيَةِ الْفِضَّةِ، وَعَنِ الْمَيَاثِرِ، وَالْقَسِّيَّةِ، وَالإِسْتَبْرَقِ وَالدِّيبَاجِ. تَابَعَهُ أَبُو عَوَانَةَ وَالشَّيْبَانِيُّ عَنْ أَشْعَثَ فِي إِفْشَاءِ السَّلاَمِ.