Sahihu i Buhariut — Hadithi 5175
72. Nënkapitulli: Obligueshmëria e përgjigjes në ftesën e gostisë së dasmës dhe në ftesën e përgjithshme, si dhe zgjatja e gostisë shtatë ditë a ngjashëm
Pejgamberi ﷺ nuk e ka kufizuar në një a në dy ditë.
5175. Nga: Bera ibn Azibi
Hasen ibn Rabiu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi nga Eshathi, e ky nga Muaviu ibn Suvejdi se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra e na ka ndaluar shtatë sosh. Na ka urdhëruar:
1. Të vizitojmë të sëmurin,
2. Të përcjellim xhenazen,
3. Të lutemi për atë që teshtin,
4. Ta përmbushim atë për të cilën dikush na është betuar,
5. T'i ndihmojmë atij që i bëhet padrejtësi,
6. Ta përhapim selamin dhe
7. T'i përgjigjemi ftesës.
Ndërkaq, na ka ndaluar: unazat e arit, enët e argjendit, shalat (shtrojat) e mëndafshta, veshjet e mëndafshta (kasije), mëndafshin e vrazhdë (istebrak) dhe armaçin.”
Transmetimin e Ebu Ahvasit e fuqizojnë Ebu Avane dhe Shejbaniu nga Esh'athi, përkitazi me përhapjen e selamit.