Sahihu i Buhariut — Hadithi 5181

Martesa · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Nafiu, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Bleva një jastëk me vizatime. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e pa, u ndal te dera dhe nuk hyri. Ia vërejta pakënaqësinë në fytyrë, andaj i thashë: - O i Dërguari i Allahut, pendohem tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij ﷺ! Çfarë mëkati kam bërë? - “Ç'është puna e këtij jastëku?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - E kam blerë për ty, që të ulesh dhe të mbështetesh në të. - “Ditën e Kiametit piktorët e këtyre vizatimeve do të dënohen dhe do t'u thuhet: “Jepuni jetë gjërave që i keni vizatuar.” Dhe tha: “Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka fotografi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ الْقَاسِمِ بْنِ مُحَمَّدٍ، عَنْ عَائِشَةَ، زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهَا أَخْبَرَتْهُ: أَنَّهَا اشْتَرَتْ نُمْرُقَةً فِيهَا تَصَاوِيرُ، فَلَمَّا رَآهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَامَ عَلَى الْبَابِ فَلَمْ يَدْخُلْ، فَعَرَفْتُ فِي وَجْهِهِ الْكَرَاهِيَةَ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَتُوبُ إِلَى اللَّهِ وَإِلَى رَسُولِهِ، مَاذَا أَذْنَبْتُ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَا بَالُ هَذِهِ النِّمْرِقَةِ؟" قَالَتْ: فَقُلْتُ: اشْتَرَيْتُهَا لَكَ لِتَقْعُدَ عَلَيْهَا وَتَوَسَّدَهَا. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّ أَصْحَابَ هَذِهِ الصُّوَرِ يُعَذَّبُونَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، وَيُقَالُ لَهُمْ: أَحْيُوا مَا خَلَقْتُمْ". وَقَالَ: "إِنَّ الْبَيْتَ الَّذِي فِيهِ الصُّوَرُ لاَ تَدْخُلُهُ الْمَلاَئِكَةُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5181