Sahihu i Buhariut — Hadithi 5181

77. Nënkapitulli: A duhet kthyer, nëse sheh gjë të papëlqyer në gosti?

Ebu Mesudi pa një fotografi në shtëpi, andaj u kthye. Ibn Omeri e ftoi Ebu Ejubin e, pasi pa një perde në mur, Ibn Omeri tha: "Gratë na mundën. Atëherë Ebu Ejubi tha: "Nëse frikohesha për dikë, për ty nuk do të frikohesha (se do të mposhteshe)." Betohem në Allahun se nuk do ta ha ushqimin tuaj. Pastaj u kthye.

5181. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Nafiu, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Bleva një jastëk me vizatime. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e pa, u ndal te dera dhe nuk hyri. Ia vërejta pakënaqësinë në fytyrë, andaj i thashë:
- O i Dërguari i Allahut, pendohem tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij ﷺ! Çfarë mëkati kam bërë?
- “Ç'është puna e këtij jastëku?” - pyeti Pejgamberi ﷺ.
- E kam blerë për ty, që të ulesh dhe të mbështetesh në të.
- “Ditën e Kiametit piktorët e këtyre vizatimeve do të dënohen dhe do t'u thuhet: “Jepuni jetë gjërave që i keni vizatuar.” Dhe tha: “Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka fotografi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5181

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?