Sahihu i Buhariut — Hadithi 5188

Martesa · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës (për kopenë e vet) . Udhëheqësi është kujdestar dhe është përgjegjës për kopenë e vet . Burri është kujdestar për familjen e vet, andaj do të japë përgjegjës për të. Gruaja është kujdestare për shtëpinë e burrit të vet, andaj do të japë përgjegjësi për të. Shërbëtori është kujdestar për pasurinë e zotërisë së vet dhe është përgjegjës. Pra, secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës .”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "كُلُّكُمْ رَاعٍ وَكُلُّكُمْ مَسْئُولٌ. فَالإِمَامُ رَاعٍ وَهُوَ مَسْئُولٌ. وَالرَّجُلُ رَاعٍ عَلَى أَهْلِهِ وَهُوَ مَسْئُولٌ. وَالْمَرْأَةُ رَاعِيَةٌ عَلَى بَيْتِ زَوْجِهَا وَهِيَ مَسْئُولَةٌ. وَالْعَبْدُ رَاعٍ عَلَى مَالِ سَيِّدِهِ وَهُوَ مَسْئُولٌ، أَلاَ فَكُلُّكُمْ رَاعٍ وَكُلُّكُمْ مَسْئُولٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5188