Sahihu i Buhariut — Hadithi 5188

82. Nënkapitulli: Ajeti: “... O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga Zjarri...”

5188. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës (për kopenë e vet).
Udhëheqësi është kujdestar dhe është përgjegjës për kopenë e vet
.
Burri është kujdestar për familjen e vet, andaj do të japë përgjegjës për të.
Gruaja është kujdestare për shtëpinë e burrit të vet, andaj do të japë përgjegjësi për të.
Shërbëtori është kujdestar për pasurinë e zotërisë së vet dhe është përgjegjës. Pra, secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës
.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5188

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?