Sahihu i Buhariut — Hadithi 5200

Martesa · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet . Udhëheqësi është kujdestar. Burri është kujdestar për familjen e vet. Gruaja është kujdestare për shtëpinë e burrit dhe për fëmijët e tij. Pra, secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا مُوسَى بْنُ عُقْبَةَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "كُلُّكُمْ رَاعٍ، وَكُلُّكُمْ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ. وَالأَمِيرُ رَاعٍ. وَالرَّجُلُ رَاعٍ عَلَى أَهْلِ بَيْتِهِ. وَالْمَرْأَةُ رَاعِيَةٌ عَلَى بَيْتِ زَوْجِهَا وَوَلَدِهِ، فَكُلُّكُمْ رَاعٍ وَكُلُّكُمْ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5200