Sahihu i Buhariut — Hadithi 5200
91. Nënkapitulli: Gruaja është përgjegjëse në shtëpinë e burrit të saj
5200. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet.
Udhëheqësi është kujdestar.
Burri është kujdestar për familjen e vet.
Gruaja është kujdestare për shtëpinë e burrit dhe për fëmijët e tij. Pra, secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet.”