Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ qe betuar se nuk do t'u afrohej grave të veta një muaj rresht, prandaj qëndronte në qilari n e tij. Në ditën e njëzetenëntë e braktisi qilarin (iu kthye grave të tij), e në atë rast disa i thanë: “O i Dërguari i Allahut, je betuar se nuk do t'u afrohesh grave një muaj?!” Ai tha: “Muaji mund të jetë edhe njëzet e nëntë (ditë) .”
حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ مَخْلَدٍ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ قَالَ: حَدَّثَنِي حُمَيْدٌ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: آلَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنْ نِسَائِهِ شَهْرًا وَقَعَدَ فِي مَشْرُبَةٍ لَهُ فَنَزَلَ لِتِسْعٍ وَعِشْرِينَ فَقِيلَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّكَ آلَيْتَ عَلَى شَهْرٍ؟. قَالَ: "إِنَّ الشَّهْرَ تِسْعٌ وَعِشْرُونَ".