Sahihu i Buhariut — Hadithi 5201
92. Nënkapitulli: Ajeti: “Burrat janë përgjegjës për gratë...”
5201. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ qe betuar se nuk do t'u afrohej grave të veta një muaj rresht, prandaj qëndronte në qilarin e tij. Në ditën e njëzetenëntë e braktisi qilarin (iu kthye grave të tij), e në atë rast disa i thanë: “O i Dërguari i Allahut, je betuar se nuk do t'u afrohesh grave një muaj?!” Ai tha: “Muaji mund të jetë edhe njëzet e nëntë (ditë).”