Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: E kam lexuar në prani te Malikut se Ibn Shihabi tregon se një ditë Omer ibn Abdulazizi e vonoi namazin. Urve ibn Zubejri erdhi dhe i tregoi se edhe Mugire ibn Shuëbe, një ditë, duke qenë në Irak, e kishte vonuar namazin. Ebu Mesud Ensariu erdhi dhe i tha: “Ç'është kjo punë, o Mugire? A nuk e di se Xhibrili ﷺ ka zbritur dhe është falur, e bashkë me të edhe i Dërguari i Allahut ﷺ? Ai sërish ishte falur, e bashkë me të edhe i Dërguari i Allahut ﷺ. Sërish ishte falur, e bashkë me të edhe i Dërguari i Allahut ﷺ. Ishte falur sërish, e edhe i Dërguari i Allahut ﷺ i ishte bashkëngjitur. Sërish ishte falur, e bashkë me të edhe i Dërguari i Allahut ﷺ. Në fund, kishte thënë: “Kështu jam urdhëruar (të veproj) .” Omeri i tha Urvës: “A je në dijeni për atë që po thua? A Xhibrili ia kishte falur namazet të Dërguarit të Allahut ﷺ për t'ia mësuar kohët?” Urve i tha: “Kështu transmetonte Beshir ibn Ebu Mesudi nga babai i vet.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ قَالَ: قَرَأْتُ عَلَى مَالِكٍ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، أَنَّ عُمَرَ بْنَ عَبْدِ الْعَزِيزِ، أَخَّرَ الصَّلاَةَ يَوْمًا، فَدَخَلَ عَلَيْهِ عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ، فَأَخْبَرَهُ أَنَّ الْمُغِيرَةَ بْنَ شُعْبَةَ أَخَّرَ الصَّلاَةَ يَوْمًا وَهُوَ بِالْعِرَاقِ، فَدَخَلَ عَلَيْهِ أَبُو مَسْعُودٍ الأَنْصَارِيُّ فَقَالَ: مَا هَذَا يَا مُغِيرَةُ؟ أَلَيْسَ قَدْ عَلِمْتَ أَنَّ جِبْرِيلَ نَزَلَ فَصَلَّى، فَصَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ صَلَّى فَصَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ صَلَّى فَصَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ صَلَّى فَصَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ صَلَّى فَصَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ قَالَ: "بِهَذَا أُمِرْتُ". فَقَالَ عُمَرُ لِعُرْوَةَ: اعْلَمْ مَا تُحَدِّثُ بِهِ أَوْ إِنَّ جِبْرِيلَ هُوَ أَقَامَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ وُقُوتَ الصَّلاَةِ. قَالَ عُرْوَةُ : كَذَلِكَ كَانَ بَشِيرُ بْنُ أَبِي مَسْعُودٍ يُحَدِّثُ عَنْ أَبِيهِ.