Sahihu i Buhariut — Hadithi 5227

Martesa · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrinim ulur me të Dërguarin e Allahut ﷺ, tha: “Duke qenë në gjumë, e gjeta veten në Xhenet, ku pashë një grua duke marrë abdes pranë një pallati.” Pyeta: “I kujt është ky (pallat) ?” Më thanë: “I Omerit.” Sakaq m'u kujtua xhelozia e tij, andaj u largova nga kisha vajtur.” Omeri, duke qenë në ndejë, filloi të qajë dhe tha: “A ndaj teje të xhelozoj, o i Dërguari i Allahut?!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي ابْنُ الْمُسَيَّبِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: بَيْنَمَا نَحْنُ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ جُلُوسٌ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "بَيْنَمَا أَنَا نَائِمٌ رَأَيْتُنِي فِي الْجَنَّةِ، فَإِذَا امْرَأَةٌ تَتَوَضَّأُ إِلَى جَانِبِ قَصْرٍ، فَقُلْتُ: لِمَنْ هَذَا؟ قَالَ: هَذَا لِعُمَرَ. فَذَكَرْتُ غَيْرَتَهُ فَوَلَّيْتُ مُدْبِرًا". فَبَكَى عُمَرُ وَهُوَ فِي الْمَجْلِسِ ثُمَّ قَالَ: أَوَعَلَيْكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَغَارُ؟

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5227