Sahihu i Buhariut — Hadithi 5227
108. Nënkapitulli: Xhelozia
Revadi përcjell nga Mugire se Sad ibn Ubade ka thënë: "Sikur të shihja një burrë me gruan time, do ta godisja me teh të shpatës." Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “A po çuditeni me xhelozinë e Sadit!?" Unë jam më xheloz se ai, e Allahu është më xheloz se unë.”
5227. Nga: Ebu Hurejra
Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrinim ulur me të Dërguarin e Allahut ﷺ, tha: “Duke qenë në gjumë, e gjeta veten në Xhenet, ku pashë një grua duke marrë abdes pranë një pallati.” Pyeta: “I kujt është ky (pallat)?” Më thanë: “I Omerit.” Sakaq m'u kujtua xhelozia e tij, andaj u largova nga kisha vajtur.” Omeri, duke qenë në ndejë, filloi të qajë dhe tha: “A ndaj teje të xhelozoj, o i Dërguari i Allahut?!”