Sahihu i Buhariut — Hadithi 5228

Martesa · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë asaj: - “Unë e di kur je e kënaqur me mua dhe kur je e zemëruar ndaj meje.” - Si e di këtë? - e pyeta. - Kur ti je e kënaqur me mua, më thua: “Jo, për Zotin e Muhamedit!” E, kur je e zemëruar, më thua: “Jo, për Zotin e Ibrahimit!” - më tha Pejgamberi ﷺ. - Betohem në Allahun se ashtu është, o i Dërguari i Allahut. Thjesht unë nuk e përmend emrin tënd, - i thashë.

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: قَالَ لِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنِّي لَأَعْلَمُ إِذَا كُنْتِ عَنِّي رَاضِيَةً، وَإِذَا كُنْتِ عَلَىَّ غَضْبَى". قَالَتْ: فَقُلْتُ: مِنْ أَيْنَ تَعْرِفُ ذَلِكَ؟ فَقَالَ: "أَمَّا إِذَا كُنْتِ عَنِّي رَاضِيَةً فَإِنَّكِ تَقُولِينَ: لاَ وَرَبِّ مُحَمَّدٍ، وَإِذَا كُنْتِ غَضْبَى قُلْتِ: لاَ وَرَبِّ إِبْرَاهِيمَ". قَالَتْ: قُلْتُ: أَجَلْ وَاللَّهِ يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا أَهْجُرُ إِلاَّ اسْمَكَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5228