Sahihu i Buhariut — Hadithi 5228

109. Nënkapitulli: Xhelozia dhe zemërimi i grave

5228. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë asaj:
- “Unë e di kur je e kënaqur me mua dhe kur je e zemëruar ndaj meje.”
- Si e di këtë? - e pyeta.
- Kur ti je e kënaqur me mua, më thua: “Jo, për Zotin e Muhamedit!” E, kur je e zemëruar, më thua: “Jo, për Zotin e Ibrahimit!” - më tha Pejgamberi ﷺ.
- Betohem në Allahun se ashtu është, o i Dërguari i Allahut. Thjesht unë nuk e përmend emrin tënd, - i thashë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5228

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?