Sahihu i Buhariut — Hadithi 5235

Martesa · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Abde nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij, e ky nga Zejnebe bint Umu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë dhe brenda gjeti një muhaneth. Muhanethi i tha vëllait tim, Abdullah ibn Ebu Umejes: “O Abdullah, nëse nesër Allahu jua mundëson ta çlironi Taifin, merre të bijën e Gajlanit, sepse ajo ka katër tule barku para, që nga mbrapa duken tetë.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ky të mos hyjë në mesin tuaj (grave) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا عَبْدَةُ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ زَيْنَبَ ابْنَةِ أُمِّ سَلَمَةَ، عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ عِنْدَهَا وَفِي الْبَيْتِ مُخَنَّثٌ، فَقَالَ الْمُخَنَّثُ لأَخِي أُمِّ سَلَمَةَ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي أُمَيَّةَ: إِنْ فَتَحَ اللَّهُ عَلَيْكُمُ الطَّائِفَ غَدًا أَدُلُّكَ عَلَى ابْنَةِ غَيْلاَنَ، فَإِنَّهَا تُقْبِلُ بِأَرْبَعٍ وَتُدْبِرُ بِثَمَانٍ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لاَ يَدْخُلَنَّ هَذَا عَلَيْكُنَّ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5235