Sahihu i Buhariut — Hadithi 5235

114. Nënkapitulli: Ndalohet të hyjnë te gratë ata që u ngjajnë grave

5235. Nga: Umu Seleme

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Abde nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij, e ky nga Zejnebe bint Umu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë dhe brenda gjeti një muhaneth. Muhanethi i tha vëllait tim, Abdullah ibn Ebu Umejes: “O Abdullah, nëse nesër Allahu jua mundëson ta çlironi Taifin, merre të bijën e Gajlanit, sepse ajo ka katër tule barku para, që nga mbrapa duken tetë.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ky të mos hyjë në mesin tuaj (grave).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5235

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?