Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ameshi se Shekiku tregon se e ka dëgjuar Hudhejfën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke treguar: “Ishim në një ndejë tek Omer ibn Hatabi dhe, ndërkohë, ai na pyeti: - Cili prej jush e di hadithin e të Dërguarit të Allahut ﷺ rreth fitneve (trazirave)? - Unë e di ashtu siç e ka thënë (Pejgamberi ﷺ), - i thashë. - Ti me të vërtetë ke guxim (ta tregosh), - tha Omeri. - “Fitnet e njeriut në familjen, pasurinë, fëmijët dhe fqinjët e tij shlyhen nga namazi i tij, agjërimi, sadakaja dhe urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja”, - thashë. - Nuk është kjo që po kërkoj. E kam fjalën për fitnen, e cila do të trazojë siç trazohet deti, - tha Omeri. - Nuk ke pse shqetësohesh prej saj, o prijës i besimtarëve! Mes teje dhe saj është një derë e mbyllur, - i thashë. - A do të thyhet kjo derë, vallë, apo do të hapet? - pyeti Omeri. - Do të thyhet. - Atëherë, nuk paska për t'u mbyllur më, - tha Omeri. Shekiku thotë: “Dikush prej nesh e pyeti Hudhejfën: “A e dinte Omeri, vallë, se kush ishte ajo derë?” Ai tha: “Po, ashtu siç e dinte se të sotmen e pason e nesërmja. Ngaqë unë i tregova një hadith që nuk përmban gënjeshtra.” Nuk patëm guxim ta pyesnim Hudhejfën (kush ishte dera e përmendur në hadith), andaj e porositëm Mesrukun ta pyeste, ai tha: “Ajo derë ishte vetë Omeri.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنِ الأَعْمَشِ قَالَ: حَدَّثَنِي شَقِيقٌ قَالَ: سَمِعْتُ حُذَيْفَةَ قَالَ: كُنَّا جُلُوسًا عِنْدَ عُمَرَ - رضى الله عنه - فَقَالَ: أَيُّكُمْ يَحْفَظُ قَوْلَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي الْفِتْنَةِ؟ قُلْتُ: أَنَا، كَمَا قَالَهُ. قَالَ: إِنَّكَ عَلَيْهِ - أَوْ عَلَيْهَا - لَجَرِيءٌ. قُلْتُ: "فِتْنَةُ الرَّجُلِ فِي أَهْلِهِ وَمَالِهِ وَوَلَدِهِ وَجَارِهِ تُكَفِّرُهَا الصَّلاَةُ وَالصَّوْمُ وَالصَّدَقَةُ وَالأَمْرُ وَالنَّهْىُ". قَالَ: لَيْسَ هَذَا أُرِيدُ، وَلَكِنِ الْفِتْنَةُ الَّتِي تَمُوجُ كَمَا يَمُوجُ الْبَحْرُ؟. قَالَ: لَيْسَ عَلَيْكَ مِنْهَا بَأْسٌ يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ! إِنَّ بَيْنَكَ وَبَيْنَهَا بَابًا مُغْلَقًا. قَالَ: أَيُكْسَرُ أَمْ يُفْتَحُ؟ قَالَ: يُكْسَرُ. قَالَ: إِذًا لاَ يُغْلَقَ أَبَدًا. قُلْنَا: أَكَانَ عُمَرُ يَعْلَمُ الْبَابَ؟ قَالَ: نَعَمْ، كَمَا أَنَّ دُونَ الْغَدِ اللَّيْلَةَ، إِنِّي حَدَّثْتُهُ بِحَدِيثٍ لَيْسَ بِالأَغَالِيطِ. فَهِبْنَا أَنْ نَسْأَلَ حُذَيْفَةَ، فَأَمَرْنَا مَسْرُوقًا فَسَأَلَهُ فَقَالَ: الْبَابُ عُمَرُ.