Sahihu i Buhariut — Hadithi 5259

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Ibn Shihabi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Uvejmir Axhlani vajti tek Asim ibn Adij Ensariu dhe i tha: “O Asim! Çka thua për një burrë që gjen një burrë tjetër me gruan e tij? A e vret atë, e pastaj edhe këtë ta vrisni, apo si të veprojë? O Asim pyete për mua të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth kësaj.” Asimi e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ i urrente pyetjet (për gjërat që ende s'kishin ndodhur) dhe i qortonte, saqë i erdhi rëndë Asimit për atë që e dëgjoi prej të Dërguarit të Allahut ﷺ. Pasi Asimi u kthye te familja e tij, i vajti Uvejmiri e i tha: “O Asim, çka të tha i Dërguari i Allahut ﷺ?” - Ti nuk më erdhe me të mira (pyetje me vend)! I Dërguari i Allahut e urreu pyetjen të cilën e ke parashtruar ti, - tha Asimi. - Për Allahun, nuk do të ndalem derisa vetë ta pyes për këtë, - tha Uvejmiri, pastaj u kthye derisa arriti tek i Dërguari i Allahut ﷺ në mes të njerëzve dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, çka thua për një burrë që gjen një burrë tjetër me gruan e tij? A e vret atë, e pastaj edhe këtë ta vrisni, apo si të veprojë?” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Allahu zbriti shpallje për ty dhe për gruan tënde, andaj shko dhe sille atë.” Sehli shtoi: “Ata dy mallkuan njëri-tjetrin (bënë lian), kurse unë isha me njerëzit tek i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pasi e mbaruan, Uvejmiri tha: “O i Dërguari i Allahut, nëse e mbaj atë, llogaritem gënjeshtar ndaj saj.” Kështu, e lëshoi tri herë, para se ta urdhëronte i Dërguari i Allahut ﷺ. Ibn Shihabi tha: “E tillë mbeti tradita e bashkëshortëve që mallkohen mes vete.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، أَنَّ سَهْلَ بْنَ سَعْدٍ السَّاعِدِيَّ أَخْبَرَهُ: أَنَّ عُوَيْمِرًا الْعَجْلاَنِيَّ جَاءَ إِلَى عَاصِمِ بْنِ عَدِيٍّ الأَنْصَارِيِّ، فَقَالَ لَهُ: يَا عَاصِمُ أَرَأَيْتَ رَجُلاً وَجَدَ مَعَ امْرَأَتِهِ رَجُلاً، أَيَقْتُلُهُ فَتَقْتُلُونَهُ، أَمْ كَيْفَ يَفْعَلُ؟ سَلْ لِي يَا عَاصِمُ عَنْ ذَلِكَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَسَأَلَ عَاصِمٌ عَنْ ذَلِكَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَكَرِهَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْمَسَائِلَ وَعَابَهَا حَتَّى كَبُرَ عَلَى عَاصِمٍ مَا سَمِعَ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَلَمَّا رَجَعَ عَاصِمٌ إِلَى أَهْلِهِ جَاءَ عُوَيْمِرٌ فَقَالَ: يَا عَاصِمُ مَاذَا قَالَ لَكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ؟ فَقَالَ عَاصِمٌ: لَمْ تَأْتِنِي بِخَيْرٍ، قَدْ كَرِهَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْمَسْأَلَةَ الَّتِي سَأَلْتُهُ عَنْهَا. قَالَ عُوَيْمِرٌ: وَاللَّهِ لاَ أَنْتَهِي حَتَّى أَسْأَلَهُ عَنْهَا فَأَقْبَلَ عُوَيْمِرٌ حَتَّى أَتَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَسَطَ النَّاسِ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَرَأَيْتَ رَجُلاً وَجَدَ مَعَ امْرَأَتِهِ رَجُلاً، أَيَقْتُلُهُ فَتَقْتُلُونَهُ، أَمْ كَيْفَ يَفْعَلُ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "قَدْ أَنْزَلَ اللَّهُ فِيكَ وَفِي صَاحِبَتِكَ فَاذْهَبْ فَأْتِ بِهَا". قَالَ سَهْلٌ: فَتَلاَعَنَا وَأَنَا مَعَ النَّاسِ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَلَمَّا فَرَغَا قَالَ عُوَيْمِرٌ: كَذَبْتُ عَلَيْهَا يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنْ أَمْسَكْتُهَا، فَطَلَّقَهَا ثَلاَثًا قَبْلَ أَنْ يَأْمُرَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ. قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: فَكَانَتْ تِلْكَ سُنَّةُ الْمُتَلاَعِنَيْنِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5259