Sahihu i Buhariut — Hadithi 5263

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Ismaili, e këtij i ka treguar Amiri se Mesruku tregon: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për zgjedhjen (vazhdimin e kurorës ose shkurorëzimin), e në atë rast ajo tha: “Pejgamberi ﷺ na e ka mundësuar zgjedhjen. Vallë, paska qenë shkurorëzim?!” Mesruku shtoi: “Pasi gruaja ime të më ketë zgjedhur mua, unë nuk mërzitem nëse ia mundësoj asaj të zgjedhë, një apo njëqind herë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا عَامِرٌ، عَنْ مَسْرُوقٍ قَالَ: سَأَلْتُ عَائِشَةَ عَنِ الْخِيَرَةِ: فَقَالَتْ: خَيَّرَنَا النَّبِيُّ ﷺ أَفَكَانَ طَلاَقًا؟ قَالَ مَسْرُوقٌ: لاَ أُبَالِي أَخَيَّرْتُهَا وَاحِدَةً أَوْ مِائَةً بَعْدَ أَنْ تَخْتَارَنِي.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5263