Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në xhami, i vajti një pjesëtar i fisit eslem, i cili e thirri e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Dikush ka bërë zina”, - aludonte në veten e tij. Por, Pejgamberi ﷺ u kthye në anën tjetër. Ai i doli andej nga u kthye e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Dikush ka bërë zina!” Por, prapë Pejgamberi ﷺ u kthye në anën tjetër. Ai i doli andej nga u kthye dhe ia tha të njëjtat fjalë. Por, përsëri Pejgamberi ﷺ u kthye në anën tjetër. Pasi ai i doli andej nga u kthye për herë të katërt dhe dëshmoi ndaj vetes katër herë, Pejgamberi ﷺ e thirri e i tha: “Mos ke ndonjë sëmundje mendore?” - Jo, - i tha ai. Së këndejmi, Pejgamberi ﷺ tha: “Merreni dhe gurëzojeni atë.” Kjo, se ai ishte i martuar.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو سَلَمَةَ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، وَسَعِيدُ بْنُ الْمُسَيَّبِ: أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ قَالَ: أَتَى رَجُلٌ مِنْ أَسْلَمَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ فِي الْمَسْجِدِ فَنَادَاهُ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنَّ الأَخِرَ قَدْ زَنَى - يَعْنِي نَفْسَهُ - فَأَعْرَضَ عَنْهُ فَتَنَحَّى لِشِقِّ وَجْهِهِ الَّذِي أَعْرَضَ قِبَلَهُ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنَّ الأَخِرَ قَدْ زَنَى فَأَعْرَضَ عَنْهُ فَتَنَحَّى لِشِقِّ وَجْهِهِ الَّذِي أَعْرَضَ قِبَلَهُ فَقَالَ لَهُ ذَلِكَ فَأَعْرَضَ عَنْهُ فَتَنَحَّى لَهُ الرَّابِعَةَ، فَلَمَّا شَهِدَ عَلَى نَفْسِهِ أَرْبَعَ شَهَادَاتٍ دَعَاهُ فَقَالَ: "هَلْ بِكَ جُنُونٌ؟" قَالَ: لاَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اذْهَبُوا بِهِ فَارْجُمُوهُ". وَكَانَ قَدْ أُحْصِنَ.