Sahihu i Buhariut — Hadithi 5273

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ez'her ibn Xhemili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehab Thekafiu, e këtij i ka treguar Halidi nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gruaja e Thabit ibn Kajsit vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë nuk kam vërejtje në moralin e as në fenë (e Thabit ibn Kajsit), mirëpo e urrej kufrin (mohimin) në Islam.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “A ia kthen kopshtin e tij?” - Po, - tha ajo. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua Thabitit: “Merre kopshtin dhe shkurorëzoje atë!” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ky transmetim nuk fuqizohet nga dikush tjetër prej Ibn Abasit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَزْهَرُ بْنُ جَمِيلٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ الثَّقَفِيُّ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: أَنَّ امْرَأَةَ ثَابِتِ بْنِ قَيْسٍ أَتَتِ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ ثَابِتُ بْنُ قَيْسٍ مَا أَعْتُبُ عَلَيْهِ فِي خُلُقٍ وَلاَ دِينٍ، وَلَكِنِّي أَكْرَهُ الْكُفْرَ فِي الإِسْلاَمِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَتَرُدِّينَ عَلَيْهِ حَدِيقَتَهُ؟" قَالَتْ: نَعَمْ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "اقْبَلِ الْحَدِيقَةَ وَطَلِّقْهَا تَطْلِيقَةً". قَالَ أَبُو عَبْد اللَّهِ: لَا يُتَابَعُ فِيهِ عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5273