Sahihu i Buhariut — Hadithi 5286

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami nga Ibn Xhurejxhi. [t]: Atai ka thënë: Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Idhujtarët, në raport me Pejgamberin ﷺ dhe me besimtarët, ndaheshin në dy grupe: idhujtarë me të cilët ishte në luftë, të cilët i luftonte dhe ata e luftonin atë, si dhe idhujtarë me të cilët kishte marrëveshje, të cilët nuk i luftonte, e as ata nuk e luftonin atë. Nëse ndonjë grua prej atyre më të cilët ishte në luftë bënte hixhret, nuk kërkohej për martesë derisa t'i vinin menstruacionet e pastaj të pastrohej. Kur pastrohej, asaj i lejohej martesa. Nëse edhe burri i saj bënte hixhret para se të martohej ajo, i kthehej burrit të saj. Nëse një rob a robëreshë e tyre bënte hixhret, atëherë të dy liroheshin prej robërisë dhe u takonte ajo që u takonte muhaxhirëve." Në një transmetim tjetër të Muxhahidit, ku përmend ata me të cilët kishte marrëveshje, qëndron: “Nëse një rob a robëreshë e idhujtarëve me të cilët kishte marrëveshje bënte hixhret, atëherë nuk i kthente, porse ua kthente pagesën e tyre.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ، عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ؛ [ح:] وَقَالَ عَطَاءٌ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: كَانَ الْمُشْرِكُونَ عَلَى مَنْزِلَتَيْنِ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ وَالْمُؤْمِنِينَ: كَانُوا مُشْرِكِي أَهْلِ حَرْبٍ يُقَاتِلُهُمْ وَيُقَاتِلُونَهُ، وَمُشْرِكِي أَهْلِ عَهْدٍ لاَ يُقَاتِلُهُمْ وَلاَ يُقَاتِلُونَهُ، وَكَانَ إِذَا هَاجَرَتِ امْرَأَةٌ مِنْ أَهْلِ الْحَرْبِ لَمْ تُخْطَبْ حَتَّى تَحِيضَ وَتَطْهُرَ، فَإِذَا طَهُرَتْ حَلَّ لَهَا النِّكَاحُ، فَإِنْ هَاجَرَ زَوْجُهَا قَبْلَ أَنْ تَنْكِحَ رُدَّتْ إِلَيْهِ، وَإِنْ هَاجَرَ عَبْدٌ مِنْهُمْ أَوْ أَمَةٌ فَهُمَا حُرَّانِ وَلَهُمَا مَا لِلْمُهَاجِرِينَ. - ثُمَّ ذَكَرَ مِنْ أَهْلِ الْعَهْدِ مِثْلَ حَدِيثِ مُجَاهِدٍ - وَإِنْ هَاجَرَ عَبْدٌ أَوْ أَمَةٌ لِلْمُشْرِكِينَ أَهْلِ الْعَهْدِ لَمْ يُرَدُّوا، وَرُدَّتْ أَثْمَانُهُمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5286