Sahihu i Buhariut — Hadithi 5286

19. Nënkapitulli: Martesa me ato idhujtare që janë bërë muslimane dhe ideti i tyre (koha e pritjes)

5286. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami nga Ibn Xhurejxhi. [t]: Atai ka thënë: Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Idhujtarët, në raport me Pejgamberin ﷺ dhe me besimtarët, ndaheshin në dy grupe: idhujtarë me të cilët ishte në luftë, të cilët i luftonte dhe ata e luftonin atë, si dhe idhujtarë me të cilët kishte marrëveshje, të cilët nuk i luftonte, e as ata nuk e luftonin atë. Nëse ndonjë grua prej atyre më të cilët ishte në luftë bënte hixhret, nuk kërkohej për martesë derisa t'i vinin menstruacionet e pastaj të pastrohej. Kur pastrohej, asaj i lejohej martesa. Nëse edhe burri i saj bënte hixhret para se të martohej ajo, i kthehej burrit të saj. Nëse një rob a robëreshë e tyre bënte hixhret, atëherë të dy liroheshin prej robërisë dhe u takonte ajo që u takonte muhaxhirëve."

Në një transmetim tjetër të Muxhahidit, ku përmend ata me të cilët kishte marrëveshje, qëndron: “Nëse një rob a robëreshë e idhujtarëve me të cilët kishte marrëveshje bënte hixhret, atëherë nuk i kthente, porse ua kthente pagesën e tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5286

Fjalë të panjohura?