Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Abdulhamidi nga Ebu Is'hak Shejbaniu se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ ishim në një udhëtim, e, kur perëndoi dielli, njërit prej nesh i tha: “Zbrit dhe më përgatit qull (për iftar) .” - O i Dërguari i Allahut, sikur të ngrysej! - “Zbrit dhe na përgatit qull!” - O i Dërguari i Allahut, sikur të ngrysej! Dita ende s'ka mbaruar. - “Zbrit dhe na përgatit qull!” E, kur i tha për së treti, ai zbriti, i përgatiti pak qull dhe Pejgamberi ﷺ e piu. Pastaj bëri me dorë nga lindja dhe tha: “Kur ta shihni natën se vjen prej andej, atëherë agjëruesi bën iftar.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا جَرِيرُ بْنُ عَبْدِ الْحَمِيدِ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ الشَّيْبَانِيِّ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي أَوْفَى قَالَ: كُنَّا فِي سَفَرٍ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَلَمَّا غَرَبَتِ الشَّمْسُ قَالَ لِرَجُلٍ: "انْزِلْ فَاجْدَحْ لِي". قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، لَوْ أَمْسَيْتَ. ثُمَّ قَالَ: "انْزِلْ فَاجْدَحْ". قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، لَوْ أَمْسَيْتَ إِنَّ عَلَيْكَ نَهَارًا. ثُمَّ قَالَ: "انْزِلْ فَاجْدَحْ". فَنَزَلَ فَجَدَحَ لَهُ فِي الثَّالِثَةِ، فَشَرِبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ أَوْمَأَ بِيَدِهِ إِلَى الْمَشْرِقِ فَقَالَ: "إِذَا رَأَيْتُمُ اللَّيْلَ قَدْ أَقْبَلَ مِنْ هَا هُنَا فَقَدْ أَفْطَرَ الصَّائِمُ".