Sahihu i Buhariut — Hadithi 5300

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Jahja ibn Seid Ensariu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A t'ju tregoj për familjet më të mira të ensarëve?” - Po, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigjën ata. - “Benu nexharët, pas tyre vijnë benu abduleshhelët, pastaj benu Harith ibn Hazrexhi dhe pastaj benu saidët”, - tha Pejgamberi ﷺ. Më pas, bëri me shenjë duke i mbledhur gishtat e tij, pastaj i shtriu sikurse të gjuante me dorë dhe tha: “Ndonëse në çdo familje ensare ka mirësi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا لَيْثٌ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ الأَنْصَارِيِّ: أَنَّهُ سَمِعَ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ يَقُولُ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَلاَ أُخْبِرُكُمْ بِخَيْرِ دُورِ الأَنْصَارِ؟" قَالُوا: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "بَنُو النَّجَّارِ، ثُمَّ الَّذِينَ يَلُونَهُمْ: بَنُو عَبْدِ الأَشْهَلِ، ثُمَّ الَّذِينَ يَلُونَهُمْ: بَنُو الْحَارِثِ بْنِ الْخَزْرَجِ، ثُمَّ الَّذِينَ يَلُونَهُمْ بَنُو سَاعِدَةَ". ثُمَّ قَالَ بِيَدِهِ، فَقَبَضَ أَصَابِعَهُ، ثُمَّ بَسَطَهُنَّ كَالرَّامِي بِيَدِهِ ثُمَّ قَالَ: "وَفِي كُلِّ دُورِ الأَنْصَارِ خَيْرٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5300