5325. 5326. Amër ibn Abasi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mehdiu, e këtij i ka treguar Sufjani se Kasim ibn Muhamedi tregon: “Urve ibn Zubejri i tha Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): “Çka mendon për filanen, të bijën e Hakemit, të cilën burri e shkurorëzoi përfundimisht, ndërsa ajo doli (prej shtëpisë së tij)?” - Sa keq që ka vepruar! - tha ajo. - A nuk e ke dëgjuar fjalën e Fatimes? - e pyeti Urve. - Ajo nuk ka dobi në përmendjen e këtij hadithi, - tha ajo. Ibn Ebu Zinadi, duke transmetuar nga Hishami, e ky nga babai i tij, shton: “Aishja e qortoi shumë duke thënë: “Fatimja ishte me një vend e vetme, andaj frikoheshin për të, e për këtë arsye Pejgamberi ﷺ ia lejoi (daljen nga shtëpia e burrit).”
حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَبَّاسٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ مَهْدِيٍّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الْقَاسِمِ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: قَالَ عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ لِعَائِشَةَ: أَلَمْ تَرَيْنَ إِلَى فُلاَنَةَ بِنْتِ الْحَكَمِ؟ طَلَّقَهَا زَوْجُهَا الْبَتَّةَ فَخَرَجَتْ. فَقَالَتْ: بِئْسَ مَا صَنَعَتْ. قَالَ: أَلَمْ تَسْمَعِي فِي قَوْلِ فَاطِمَةَ؟ قَالَتْ: أَمَا إِنَّهُ لَيْسَ لَهَا خَيْرٌ فِي ذِكْرِ هَذَا الْحَدِيثِ. وَزَادَ ابْنُ أَبِي الزِّنَادِ عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ: عَابَتْ عَائِشَةُ أَشَدَّ الْعَيْبِ وَقَالَتْ: إِنَّ فَاطِمَةَ كَانَتْ فِي مَكَانٍ وَحِشٍ فَخِيفَ عَلَى نَاحِيَتِهَا، فَلِذَلِكَ أَرْخَصَ لَهَا النَّبِيُّ ﷺ.