Sahihu i Buhariut — Hadithi 5325

41. Nënkapitulli: Tregimi i Fatime bint Kajsit

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kini frikë Allahun, Zotin tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e Allahut, e kush del jashtë dispozitave të Allahut, ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, Allahu pas saj mund të të japë diçka rishtazi.” (Talak, 1)

5325. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

5325. 5326. Amër ibn Abasi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mehdiu, e këtij i ka treguar Sufjani se Kasim ibn Muhamedi tregon: “Urve ibn Zubejri i tha Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): “Çka mendon për filanen, të bijën e Hakemit, të cilën burri e shkurorëzoi përfundimisht, ndërsa ajo doli (prej shtëpisë së tij)?”
- Sa keq që ka vepruar! - tha ajo.
- A nuk e ke dëgjuar fjalën e Fatimes? - e pyeti Urve.
- Ajo nuk ka dobi në përmendjen e këtij hadithi, - tha ajo.
Ibn Ebu Zinadi, duke transmetuar nga Hishami, e ky nga babai i tij, shton: “Aishja e qortoi shumë duke thënë: “Fatimja ishte me një vend e vetme, andaj frikoheshin për të, e për këtë arsye Pejgamberi ﷺ ia lejoi (daljen nga shtëpia e burrit).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5325

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?