Sahihu i Buhariut — Hadithi 5336

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Zejnebe bint Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Umu Selemen të ketë thënë: “Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, bijës sime i ka vdekur burri, ndërkaq syrin e ka të sëmurë. A mund ta lyej me antimon?” I Dërguari i Allahut i tha dy-tri herë: “Jo.” Çdoherë i thoshte: “Jo.” Pastaj tha: “Kjo pritje është vetëm katër muaj e dhjetë ditë. Ndërkaq, në kohën paraislame, ndonjëra prej jush e hidhte bajgën pas një viti (si shenjë përfundimi të mbajtjes zi) .”

Arabisht

قَالَتْ زَيْنَبُ: وَسَمِعْتُ أُمَّ سَلَمَةَ، تَقُولُ: جَاءَتِ امْرَأَةٌ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ ابْنَتِي تُوُفِّيَ عَنْهَا زَوْجُهَا وَقَدِ اشْتَكَتْ عَيْنَهَا أَفَتَكْحُلُهَا؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لاَ". مَرَّتَيْنِ أَوْ ثَلاَثًا كُلَّ ذَلِكَ يَقُولُ: "لاَ"، ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّمَا هِيَ: أَرْبَعَةُ أَشْهُرٍ وَعَشْرٌ، وَقَدْ كَانَتْ إِحْدَاكُنَّ فِي الْجَاهِلِيَّةِ تَرْمِي بِالْبَعَرَةِ عَلَى رَأْسِ الْحَوْلِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5336