Sahihu i Buhariut — Hadithi 5336

46. Nënkapitulli: Gruaja, së cilës i vdes burri, mban zi katër muaj e dhjetë ditë

Zuhriu ka thënë: "Vajza e re, së cilës i vdes burri, të mos parfumohet, sepse edhe ajo ka idet."

5336. Nga: Umu Seleme

Zejnebe bint Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Umu Selemen të ketë thënë: “Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, bijës sime i ka vdekur burri, ndërkaq syrin e ka të sëmurë. A mund ta lyej me antimon?” I Dërguari i Allahut i tha dy-tri herë: “Jo.” Çdoherë i thoshte: “Jo.” Pastaj tha: “Kjo pritje është vetëm katër muaj e dhjetë ditë. Ndërkaq, në kohën paraislame, ndonjëra prej jush e hidhte bajgën pas një viti (si shenjë përfundimi të mbajtjes zi).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5336

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?