Sahihu i Buhariut — Hadithi 5367

Shpenzimet për familjen · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfen: “Babai im vdiq duke lënë pas vetes shtatë ose nëntë vajza, andaj u martova me një grua të ve.” I Dërguari i Allahut ﷺ më pyeti: - “A je martuar, o Xhabir?” - Po, - i thashë. - “Me të virgjër apo me të ve?” - Me të ve, - ia ktheva. - “Pse nuk e ke marrë të re, që të dëfrehesh me të dhe ajo të dëfrehet me ty, që ti ta bësh të qeshë dhe ajo të të bëjë ty të qeshësh?” I thashë: “Abdullahu vdiq dhe la pas vetes vajza, andaj nuk dëshirova t'u sjell një të re sikurse ato. Kështu, u martova me një grua të ve që të kujdeset për to dhe t'i edukojë.” Atëherë Pejgamberi ﷺ më tha: “Allahu të begatoftë!” - ose ka thënë: “Mirë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ عَمْرٍو، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: هَلَكَ أَبِي وَتَرَكَ سَبْعَ بَنَاتٍ - أَوْ تِسْعَ بَنَاتٍ - فَتَزَوَّجْتُ امْرَأَةً ثَيِّبًا: فَقَالَ لِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "تَزَوَّجْتَ يَا جَابِرُ؟" فَقُلْتُ: نَعَمْ. فَقَالَ: "بِكْرًا أَمْ ثَيِّبًا؟" قُلْتُ: بَلْ ثَيِّبًا. قَالَ: "فَهَلاَّ جَارِيَةً تُلاَعِبُهَا وَتُلاَعِبُكَ، وَتُضَاحِكُهَا وَتُضَاحِكُكَ؟" قَالَ: فَقُلْتُ لَهُ: إِنَّ عَبْدَ اللَّهِ هَلَكَ وَتَرَكَ بَنَاتٍ، وَإِنِّي كَرِهْتُ أَنْ أَجِيئَهُنَّ بِمِثْلِهِنَّ، فَتَزَوَّجْتُ امْرَأَةً تَقُومُ عَلَيْهِنَّ وَتُصْلِحُهُنَّ. فَقَالَ: "بَارَكَ اللَّهُ لَكَ - أَوْ -: خَيْرًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5367